Sherr në mes të Tiranës, analisti i turret dhe gjuan ish-deputetin Gjuzi (Video)

Dy personazhe të njohura publike janë bërë viral sot pas videos së publikuar që tregon një përplasje fizike mes tyre.

Bëhet fjalë për analistin Ilir Demaliaj dhe ish-deputetin Kujtim Gjuzi.

Siç shihet në video, Demaliaj përpiqet ta godasë Gjuzin, por ky i fundit i shmanget, çka ka bërë që Demaliaj ta ndjekë nga pas dhe ta gjuajë me shkelm. Një person, ndoshta grua përpiqet ta ndalojë Demalian dhe rrëzohet përtokë.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e vërtetë e këtij sherri banal, të ndodhur te Hotel Tirana, në qendër të kryeqytetit.

Kujtim Gjuzi, ish deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje është përmendur shpesh nga kryeministri Edi Rama si personazh në përgjigjet e tij ironike për opozitën.

tpz.al