Sherr fizik mes konkurrentëve të “Për’puthen +40”, goditje me mikrofon e duar

Një sherr fizik ka ndodhur mes Armandos dhe Oltit gjatë publicitetit në “Për’puthen +40”. Konkurrentët kanë goditur njëri-tjetrin me mikrofon e duar. Ishte Armando ai i cili i hodhi mikrofonin Oltit ndërsa ai iu kundërpërgjigj me goditje. Të gjithë të pranishmit në studio u ngritën në këmbë për t’i ndarë. Ndërkohë, Armando zbuloi sot se “molla e sherrit” ishte Lindita, me të cilën ka pasur së fundmi takim. Ai hodhi dyshime të forta se Lindita dhe Olti kanë pasur marrëdhënie jashtë studios.

Në një përballje me Armandon, Olti sqaroi se nuk është zënë për Linditën dhe theksoi se zihet vetëm për ish gruan dhe tre vajzat e tij.

Ndërsa Armando tha se Olti është xheloz, por Lindita do të përfundojë me Çimin, për të cilin thotë se do të ndahet nga Stela sapo të përfundojë programi. /News31