Shënohen 4 viktima tek COVID-2 në 24 orët e fundit, rekord të infektuarish, u regjistruan 126 raste

Katër viktima janë shënuar së fundmi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se të 4-t viktimat u shënuan në spitalin COVID-2 dhe ishim me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë ka pësuar një rritje të rasteve me 126 të infektuar në 24 orët e fundit që shënon dhe një rekord të ri gjatë pandemisë në Shqipëri. Ditën e djeshme ishin 67 të tilla kurse sot janë 60 më shumë.

Viktimat ishin një 51 vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana, një 68 vjeçar nga Shkodra, dhe një 73 vjeçar nga Tirana, më sëmundje bashkëshoqëruese. Tashmë bilanci i viktimave ka shkuar në 138. Vatra më e nxehtë mbetet Tirana me 74 raste të reja kurse në gjitha qarqet apo qytetet e tjera nuk ka më shumë se 10 raste për secilën.

balkanweb