Shenjat që tregojnë se shpirti juaj është bllokuar…
Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është lidhja mes trupit e shpirtit. Por si ndiheni nëse shpirti juaj është bllokuar?
Kur flasim për një shpirt të bllokuar, zakonisht bëhet fjalë se sa i plakur është shpirti juaj.
Kur ndiheni më të moshuar se sa vitet që keni, zakonisht nuk dëshironi të keni vetëm “një natë kënaqësie” por kërkoni më shumë, një lidhje dashurie e ndoshta edhe martesë. Përderisa kjo nuk është një gjë e keqe, mos e lini anash njoftimin e njerëzve të ri!
Ndiheni sikur nuk përshtateni
A ndiheni sikur nuk përshtateni në punë apo diku tjetër me kolegët? Kjo mund të jetë për shkak se ju pritni pjekuri nga ta, e nuk po e merrni. Kështu mund të ndiheni të vetmuar. Mirëpo ju mund të gjeni që çdo person ka diçka të mirë në vete, prandaj filloni të bëni miq!
Jeni shumë të lodhur
Kur keni një shpirt ”të bllokuar”, vetëm mendimi pozitiv nuk do të bëj punë. Ndonjëherë ju do të lodheni shumë e do të keni dhimbje muskujsh. Shumicën e kohës do ta kaloni në shtrat. Mundohuni të ndryshoni të ushqyerit, e të bëni më shumë sport.
Mediet sociale nuk janë për ju
Ju i përdorni shumë pak mediet sociale, mirëpo mundohuni të gjeni një balancë të shëndetshëm mes jetës reale dhe asaj virtuale dhe kështu do të gjeni lumturinë.