Shënimi prekës i Gweneth Paltrow për Matthew Perry
Gweneth Paltrow postoi një tregim me fjalë të thjeshta, por kaq të dhimbshëm njëkohësisht për Matthew Perry
Ata kanë qenë të dashur, nga ato historitë e verës dhe vitin e thanë vetë për 1993. Duhet të kenë qenë të rinj te të 20-tat.
Në ndarjen nga jeta Paltrow i dedikoi një shënim të bukur të bën të qash.
“U njoha me Matthew Perry në vitin 1993 në Festivalin e Teatrit Williamstown në Massachusetts. Ne ishim të dy atje pothuajse gjithë verën duke bërë shfaqje.
Ai ishte aq gazmor, kaq i ëmbël dhe shumë argëtues. Ne dolëm jashtë për të notuar në lumenj, pimë birra në lokalin e kolegjit lokal, u puthëm në një fushë me bar të gjatë. Ishte një verë magjike. Ai kishte xhiruar Friends, por ende nuk ishte transmetuar. Ai ishte nervoz, duke shpresuar se suksesi i tij i madh do të vinte. Dhe erdhi. Ne qëndruam miq për një kohë derisa u shkëputëm, por gjithmonë isha e lumtur kur shiheshim sërish. Unë jam shumë e trishtuar sot, si shumë prej nesh. Shpresoj që Matthew të jetë në paqe më në fund. Unë me të vërtetë shpresoj”, shkroi Gweneth Paltrow.
Tiranapost