Shëndeti i Putinit në rrezik? Video e re duke çaluar, nuk përdor dot dorën për mushkonjat (video)

RUSI- Shëndeti i Vladimir Putin është vënë sërish në pikëpyetje pasi sot u shfaqën pamjet e reja të presidentit rus, i cili has vështirësi për të përdorur krahun e djathtë. Videoja e publikuar sot nga Dailymail, është xhiruar gjatë një vizite në një muze ushtarak si pjesë e një fundjave festash që shënuan Ditën e Marinës së Rusisë.

Shefi i Kremlinit shihet duke folur me Ksenian, vajzën e ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, kur mushkonjat fillojnë ta cimbisin. E pikërisht në këtë moment, Putini ngre krahun e tij të majtë në një përpjekje për t’i larguar, ndërsa krahu i tij i djathtë nis edhe i varet.

Ai vazhdon të kruhet dhe t’i përkëdhel kokën me njërin krah përpara se të ecë përkrah Ksenias me një çalim të lehtë ndërsa ajo vazhdon ecjen e saj. Klipi është i fundit i një sërë videosh që duket se tregojnë presidentin rus duke ecur me shqetësim, duke përfshirë shtrembërime të çuditshme të këmbëve dhe lëvizje të pakoordinuar.