Shën Valentini për Kejsin është ditë e zakonshme, por Stresi nuk mendon kështu, reperi publikon foton me…
Personazhet e njohur të showbizz-it shqiptar kanë treguar se si do kalojnë Shën Valentinin.
Mes tyre edhe Kejsi me Stresin. E pyetur nga fansat në Instagram se si do jetë për të 14 shkurti, ajo shprehet se do jetë si çdo ditë tjetër.
Kejsi zbuloi se ditën e të dashuruarve do e kalojë në punë.
“Do jetë ditë si çdo ditë tjetër, do jem në punë,”– shkoi ajo.
Por Stresi ka reaguar duke i befasuar të gjithë me postimin e tij për Shën Valentin.
Ai publikoi një foto të vjetër me Kejsin në periudhën kur ishin bashkë.
Dhe ky është një mesazh i qartë për ish-partneren e tij. Nuk dihet ende statusi i marrëdhënies së tyre, pasi i dhanë fund fejesës disa muaj më parë.
Megjithatë si Stresi ashtu edhe Kejsi gjithmonë tregojnë dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe kanë lënë të hapur mundësinë për një rikthim.