“Shën Valentini” në BBVIP, Eduart Grishaj zbulon se çfarë pritet të ndodh mbrëmjen e sotme

Regjisori “Big Brother VIP2”, Eduart Grishaj ka zbuluar disa detaje në lidhje me “Prime”-n e sotëm i cili do t’i dedikohet ditës së “Shën Valentinit”.

Ai tregoi se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë shumë surpriza, të cilat madje i krahasoi me emocionet që të jep një ndeshje futbolli.

“Po bëhen disa përgatitje për natën e dashurisë, do jetë plot emocione. Do jetë si ato netët kur fiton Vllaznia me Tiranën. Do jetë e jashtëzakonshme sot në prime”, tha ai.

Kujtojmë se çifti më i preferuar i publikut, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.

Disa ditë më parë këngëtari tregoi gjatë një bisede planet që ka menduar për të festuar 14 shkurtin me moderatoren.

Ai u shpreh se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”– u shpreh artisti.