Shën Valentini i Liberta Spahiut, dhurata e luksit që mori nga Flori Mumajesi

1518639177948-1
Moderatorja dhe producentja e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu është në një lidhje të bukur dashurie me kantautorin e njohur, Flori Mumajesi. Duket se muzikanti nga Tirana është shumë i kujdeshëm për ditë të veçanta si Shën Valentini, duke e surprizuar partneren e tij të zemrës me një palë vathë të shtrenjtë të markës Chanel. Siç shihet Libertës i kanë pëlqyer shumë, pasi i ka vendosur direkt vathët e dhuruar. Në foton që po publikon Story.al shihet një zemër pranë tyre, me të cilën ajo thotë se është shumë e dashuruar jo vetëm me personin, por edhe me dhuratën speciale që i ka bërë.