Shën Valentini erdhi më herët në shtëpinë e Angela Martinit!

Shën Valentini është afër, na ndajnë vetëm pak orë nga 14 shkurti dhe mes aromës së luleve, dhuratave, mesazheve plot dashuri, ndonjëherë janë ca gjeste që vlejnë shumë më shumë. Çfarë mund të vlejë më tepër? Një buqetë lule më 13 shkurt, në një ditë të zakonshme mes 365 ditëve të vitit. Ashtu siç ka marrë bukuroshja Angela Martini nga bashkëshorti i saj. Trëndafila të kuq, një pusullë dhe shumë dashuri. Por prit pak, dhe disa lajme të reja nga Angela.

“Shën Valentini erdhi herët për mua, në fakt çdo ditë. Ne gjithmonë bëjmë gjëra ndryshe. Ah sikur ta dinit! Por kohërat po ndryshojnë dhe shumë gjëra po vijnë”, shkruan Angela krahas buqetës së luleve. Shumë gjëra? Epo presim surprizën e radhës nga Angela.

www.story.al