Shembulli ideal i dy ish-bashkëshortëve! Shokë të përjetshëm si Demi Moore dhe Bruce Willis!

A mund të jeni shokë të ngushtë me ish-partnerin?
Po!
Dhe për këtë ju tregojmë shembullin e dy aktorëve Demi Moore dhe Bruce Willis të cilët edhe pse janë të divorcuar prej shumë vitesh ata ruajnë respektin dhe shoqërinë ideale për të gjithë vitet që kanë kaluar së bashku.

Demi Moore dhe Bruce Willis u takuan në vitin 1987 kur aktorja ishte 25 vjeçe dhe ylli i filmave aksion si “Hard to Kill” ishte 32 vjeç.
Të dy gëzonin famë të madhe në nivel botëror, duke u bërë shpejt një nga çiftet e preferuara të Hollivudit deri në divorcin e tyre, por ata mbeten sërish dy parterët ideal edhe pas divorcit, pasi ruajtën një marrëdhënie dhe miqësi të shkëlqyer.

Aktorët e famshëm u ndanë në vitin 2000, por bënë të pamundurën për t’i rritur fëmijët e tyre me unitet, edhe pse Willis u martua me aktoren Emma Heming, nëntë vjet më vonë me të cilën ka dy vajza Mabel, 9 vjeç dhe Evelyn, 7 vjeç.

Madje, Moore dhe Heming janë mikesha shumë të afërta. Ajo më parë e ka cilësuar partneren e re të ish- bashkëshortit si një grua absolutisht e mrekullueshme “Emma është një nënë e bukur e përkushtuar ndaj familjes së saj, një grua absolutisht e mrekullueshme…”

Dy ish-partnerët vazhdojnë me traditat e tyre familjare duke përfshirë edhe urimet në çdo ditëlindje. Demi Moore nuk harron asnjëherë të urojë publikisht ish-bashkëshortin e saj. Edhe mbrëmë në 67-vjetorin e tij aktorja ndau në instagramin e saj një foto me të dhe shkroi:
“Gëzuar ditëlindjen, Bruce! Mirënjohëse për familjet tona të përbashkëta!”