Shembet përtokë në palestër, infarkt gjatë stërvitjes për Bronny James, djalin e Lebron
Bronny James, djali i Lebron James, pësoi një pushim zemre të hënën gjatë një stërvitje në palestrën e tij të kolegjit. Lojtari ka marrë menjëherë ndihmën e parë. Pastaj është transportuar në spital në terapi intensive. Sipas asaj që mësohet gjendja e tij është e qëndrueshme dhe tani është larguar nga reparti, duke u transferuar në rikuperimet e zakonshme. Incidenti u bë i ditur nga Shams Charania, insider në NBA, përmes profilit të tij X.
Bronny, i lindur në vitin 2004, është ndër kandidatët që do të zgjidhen gjatë Draftit të NBA në vitin 2024. Ngjarja hedh një hije në karrierën e tij të mundshme profesionale. Në këtë pikë komplikohet edhe projekti baba-bir, për të luajtur së bashku në të njëjtin ekip. Megjithatë, i riu është ende nën vëzhgim dhe është shumë herët për të nxjerrë përfundime për këtë çështje. Familja James falënderoi në një deklaratë këdo që tregoi afërsi pas incidentit. Lebron dhe gruaja e tij kërkuan privatësi në këtë moment shumë delikat. Faleminderit edhe stafit mjekësor të kolegjit të Universitetit të Kalifornisë Jugore, i cili ofroi ndihmën e parë urgjente Bronny.