
Shembet çatia e një klubi nate, 27 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur. Përfundon në spital dhe këngëtarja
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane.
Çatia e klubit të natës Jet Set u shemb teksa në skenë po performonte këngëtarja Rubby Perez, e cila mbeti e plagosur.
Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente, Juan Manuel Mendez. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur drejtori i urgjencës dhe ministrat e Mbrojtjes e Shëndetësisë.
Deri më tani nuk shihet shkaku i ngjarjes së rëndë.
Kjo tragjedi kujton ngjarjen në Kocan ku vdiqën 60 persona dhe u plagosën mbi 100 persona.
tpz.al