Shehrezade shpërthen kundër serialit të bashkëshortit “Babil”: U lodha me ju, nuk ju ndjek më

Aktori turk Halit Ergenc aktualisht po xhiron një serial të suksesshëm turk që së shpejti do të transmetohet edhe në TV Klan.

Bëhet fjalë për serialin “Babil”, ku Halit ka rol kryesor. Në jetën reale aktori është i martuar me Berguzar Korel e njohur si “Shehrezade” dhe cifti janë prindër të dy fëmijëve.

Berguzar duket se e ndjek serialin e bashkëshortit, por me postimin e fundit ka shpërthyer e inatosur pas ngjarjeve të fundit.

Në serial personazhi kryesor, i luajtur nga Halit Ergenc mëson se fëmija nuk është i tij dhe kjo pjesë emocionuese ka prekur të gjithë publikun.

Berguzar e ka postuar në Insta Story këtë moment duke shkruar: “Nuk mund të na e bëni këtë. Jam lodhur me ju, nuk ju ndjek më”, shoqëruar me emoji duke qarë.

revistawho.com