SHBA/ Bashkëshorti i ndërron jetë nga Koronavirusi, familja i jep lamtumirën e fundit ‘online’
Marini Smith nga Michigan, SHBA, nuk arriti as të merrte pjesë në funeralin e të shoqit Rayshone Smith pasi ky i fundit vdiq nga Koronavirsui.
Marini, babai dhe vëllai i saj rezultuan të gjithë pozitiv për Covid-19 dhe prej asj kohe nuk kanë lëvizur nga shtëpia. Herën e fundit që ajo u takua me burrin Rayshone Smith ishte më 16 mars kur ai u shtrua në spitalin e Detroit me ethe të forta.
Infermieres vinte keq për vajzën dhe i dha telefonin e saj personal për të folur
“Njerëzit në familjen tonë nisën të shfaqnin të gjithë shenja gripi. Nuk e dija se ishte koronavirusi. Burri im kishte vetëm ethe të forta”, tregon ajo, duke shtuar se gjatë kohës që ai ishte në spital një infermiereje i kishte mundësuar një lidhje me celular.
As gruaja dhe as e bija nuk morën pjesë në funeralin e tij, por vetëm ndoqën video të ceremonisë që u regjistrua nga dikush tjetër.
“Infermieres i vinte keq për vajzën dhe i dha telefonin e saj personal për të folur. Unë e pyeta ‘A ka frikë ai?’ Më tha që ka shumë frikë dhe kjo ishte e çuditshme sepse të gjithë që e njihnin e dinë që ai nuk ka pasur frikë nga asgjë, por ishte shumë, shumë i trembur”.
Unë e pyeta ‘A ka frikë ai?’ Më tha që ka shumë frikë dhe kjo ishte e çuditshme sepse të gjithë që e njohin e dinë që ai nuk ka frikë nga asgjë, por ishte shumë, shumë i trembur
Ajo shtoi se varrimin e ka ndjekur nga celulari pasi nuk është lejuar të marrë pjesë.
Herën e fundit që ajo u takua me burrin Rayshone Smith ishte më 16 mars kur ai u shtrua në spitalin e Detroit me ethe të forta.
Top Channel