Shawn Mendes flet për ndarjen nga Camila Cabello si një burrë i vërtetë!
Shawn Mendes ka folur me respekt për ish-partneren e tij Camila Cabellon dhe ndarjen e tyre të bujshme. 26-vjeçari ishte i ftuar në episodin e fundit të podcast-it “On purpose”.
“Sinqerisht, mendoj se Camila dhe unë kemi bërë punën më të mirë për të ruajtur jetën tonë private. Sepse sado të fortë të jeni mendërisht, kur ka miliona njerëz që e komentojnë, është shumë e vështirë të mos prekesh prej situatës, të tërhiqesh dhe të frymëzohesh, është thjesht njerëzore,” u shpreh Shawn.
“Kemi punuar jashtëzakonisht shumë për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për të mbrojtur atë dashuri dhe kam mësuar shumë për këtë”, tha ai.
Shawn nuk mendon se asnjëri prej tyre do të bënte muzikë për njëri-tjetrin.
“Unë nuk mendoj se asnjëri prej nesh do të kalonte ndonjëherë cakun. Ne e respektojmë thellësisht njëri-tjetrin”, tha ai. “Jam me fat që ajo është e mahnitshme dhe është jashtëzakonisht e kuptueshme, e pjekur dhe e kujdesshme.”
Revista Who