“Sharroi” makinat me kallash, çfarë ndodhi mbrëmë në Kamzë, dyshimet për konflikt banal

Detajë të reja kanë dalë në lidhje me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së dielës në rrugën “Donalt Trump në Kamzë.

Xhensila Kodra, raporton se Prokuroria dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë konflikti banal që autori i ngjarjes, i identifikuar tashmë, mund të ketë pasur me persona të tjerë.

Në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja kallashnikovi, teksa janë dy automjete që janë kapur nga plumbat.

Burimet bëjnë me dije se në bazë të verifikimeve paraprake, plumbat nuk i kanë qëlluar në mënyrë direkte mjetet, është qëlluar në ajër dhe kanë përfunduar mbi makina. Pronarë të tyre janë të një punëtori ndërtimi dhe një kuzhinieri, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Personi që tashmë po kërkohet nga policia nuk njihet si personazh problematik në zonë, teksa përveç përpjekjes për ta lokalizuar, por verifikohet e plotë e shkuara e tij./abcnews.al/