
Sharon Stone zbulon arsyen pse pozoi e zhveshur për revistën ‘Playboy’
Aktorja Sharon Stone ka treguar së fundmi pse vendosi të pozojë nudo për revistën “Playboy” në 1990.
E ftuar në emisionin,The Drew Barrymore Show, Sharon tregoi se cfarë e kishte shtyrë të merrte atë vendim.
“Unë vendosa që të bëja një artikull të ‘Playboy’ posaçërisht sepse doja të isha pjesë e filmi Basic Instinct.
Nuk e kuptova se çfarë do të ndodhte kur të bëja filmin.Unë mendova se ishte pjesa e duhur për mua dhe e dija se çfarë duhej të bëja për ta marrë atë.
Nuk kisha perspektivë të mjaftueshme për të kuptuar se çfarë do të ndodhte”, rrëfeu aktorja.