Sharon Stone poston foto me nënën e saj 91-vjeçare në Instagram: Bukuri natyrore
Sharon Stone ndau një foto të nënës së saj, Dorothy, me miliona ndjekësit e saj në Instagram.
Nëpërmjet profilit që mban në platformë, ylli i Hollivudit ka treguar bukurinë natyrale të Dorothy Stone, e cila ruhet pavarësisht se i ka mbushur 91 vjet.
Me një pamje nga afër të nënës së saj, Stone u ka shkruar miqve të saj online: “Mami në moshën 91-vjeçare. E pabesueshme. Bukuri natyrore”.
Fotoja e nënës së saj është një nga takimet e fundit familjare të aktores. Që prej asaj dite, ajo ka postuar një foto tjetër, në qendër të së cilës ndodhet 91-vjeçarja Dorothy Stone. Nënë e bijë kanë pozuar sërish bashkë në fotot që aktorja ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Balkanweb