“Shamikuqja” tregon si po i kalon ditët në karantinë: Më pëlqen të qëndroj në shtëpi

Aktorja turke e filmit “Shamikuqja”, prodhim i vitit 1977, në një intervistë së fundmi bëri thirrje që të gjithë të jenë të duruar gjatë kësaj periudhe pandemie. Turkan Soray u shpreh se pandemia e koronavirusit do të mbarojë një ditë dhe të gjithë do t’i kthehen jetës normale.

Aktorja 74-vjeçare nuk ka dalë nga shtëpia e saj që nga dita kur koronavirusi mbërriti në Turqi. “Unë jam një person që më pëlqen të qëndroj në shtëpi. Por gjatë kësaj periudhë, po kuptojmë sesa e rëndësishme është edhe të dalësh jashtë e lirë. Po i ndjek lajmet në televizor dhe më vjen shumë keq për numrin e lartë të të infektuarve dhe të viktimave në botë dhe në vendin tim. Gjithmonë mendoj për punëtorët që duhet të shkojnë në punë për t’i siguruar bukën familjes. Shpresoj ta kalojmë këtë proçes dhe t’ja dimë vlerën çdo gjëje që kemi. Unë po i kaloj këto ditë në shtëpi dhe ndihem me fat që nuk jam një ndër personat që duhet të dalin jashtë për të punuar”-u shpreh “Shamikuqja”.

revistawho.com