Shakshuka, ose fërgesa arabe me domate dhe speca

Shakshuka është një pjatë tradicionale e Afrikes së veriut.

Ka mënyra të ndryshme të përgatitjes, por Chocolatier e ka përgatitur me qiqra.

Përberësit:
• 4 speca të kuq
• 4 domate
• 1 qepë
• 3 vezë
• 100 g qiqra të ziera
• majdanoz
• 1 gotë me ujë
• kripë
• piper i zi
• piper i kuq
• 1 spec i vogël djegës
• vaj ulliri

Përgatitja: Si fillim pasi i kemi pastruar të gjitha perimet, i presim në copëza të vogla. Skuqim qepën,specat dhe në fund domatet. Shtojmë qiqrat e ziera bashkë me të gjitha erëzat e tjera. Hedhim gotën e ujit dhe e lëmë derisa te trashet lëngu.Shtojme vezët mbi të dhe në fund majdanozin. Këte recetë mund ta shoqërojmë me djathë të bardhë.