Shakira vendos shtrigë përballë shtëpisë së vjehrrës dhe po i habit të gjithë me veprimet
Shakira ka vendosur në ballkonin e shtëpisë së saj një kukull shtrigë me pamje të frikshme, e cila është me pamje nga shtëpia e ish-vjehrrës së saj. Banorët në zonë kanë raportuar se e kanë dëgjuar Shakirën duke dëgjuar këngën e saj të re me volum të lartë në shtëpinë e saj. Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, publikoi një këngë diss që i drejtohet ish-bashkëshortit Gerard Pique dhe partneres së tij të re. Kënga përfshin gjithashtu disa fjalë për ish-vjehrrën e saj.
Në këngë ajo këndon vargun: “Vjehrrën ma latë komshi, me shtypin në derë dhe borxhe në thesar…”.
Është raportuar se marrëdhënia midis Shakirës dhe Montserrat Bernabéu (nënës së Pique) është acaruar pasi ajo mirëpriti romancën e re të djalit të saj.
Twitter është vërshuar me komente mbi këngën dhe shtrigën që Shakira ka vendosur.
Një person shkroi: “Diçka shumë e keqe duhet të ketë ndodhur përveç tradhtisë, Shakira ishte super e drejtpërdrejtë ndaj tyre, ,me shtrigën dhe duke dëgjuar këngën me volum të lartë. Pyes veten se çfarë po i bëjnë mbretëreshës”.