Shakira shfaqet e plakur në fotot e fundit, shqetësohen fansat!

Shakira postoi në Instagram një video ku njoftonte një ngjarje të rëndësishme në jetën e saj: artistja do të ketë ekspozitën e vet në Muzeun Grammy në Los Angeles, ku fansat do të mund të admirojnë veshjet unike të mbajtura prej saj në vite, sendet personale dhe gjëra të tjera magjepsëse nga 33 vite karriere. Megjithatë, shumë ndjekës, më shumë sesa fjalëve të këngëtares I kushtuan vëmendje pamjes së saj, e cila i ndau në dy grupe: ata që e kritikonin se dukej “shumë e vjetër” dhe të tjerët që i dilnin në mbrojtje.

Me extension të reja, flokët e saj nuk duan të trajtuar mirë, ndërsa sytë I ka plot trishtim: kështu e bëri njoftimin në Instagram, por ndjekësit komentuan vetëm mënyrën sesi dukej. “Ne priremi të harrojmë – të gjithë plakemi. Rinia mbaron, por karakteri mbetet.” “Duket më e vjetër sepse kaloi një proces intensiv stresi dhe dhimbjeje. Plus, ajo nuk përdor shumë grim dhe filtra. Jam i sigurt se pasi te marre vetene, fytyra e saj do të shkëlqejë”, ishin disa komente.

“Të gjithë ju që kritikoni moshën e saj, mbani mend se do të arrini edhe ju, dhe kritika dhe urrejtja janë zakonisht kritika e kritikës.” “Ajo nuk është e vjetër, zotërinj! Fytyra e saj pasqyron ditët e vështira që ka kaluar! Edhe ajo është njerëzore, do të vijnë ditë më të mira.” “Personalisht, mendoj se është më shumë e trishtuar se e vjetër!” “Sytë e Shakirës pasqyrojnë trishtimin dhe është normale sepse ajo kaloi një zhgënjim të madh” – thanë fansat që I dolën në mbrojtje, teksa grupi tjetër tregohej i pamërshirshëm me imazhin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GRAMMY Museum (@grammymuseum)

Bordo