Shakira shet të drejtat e saj muzikore për miliona dollarë

Shakira është artisja e fundit që ka shitur të drejtat e saj muzikore për një shumë miliona dollarëshe, raporton BBC.

Të gjitha 145 këngët e saj, duke përfshirë Hips Don’t Lie, Whenever, Wherever dhe She Wolf, janë të përfshira në marrëveshje.

Këngët e kanë bërë atë këngëtaren më të shitur latine të të gjitha kohërave, me 80 milion disqe të blera në të gjithë botën.

Ajo nënshkroi marrëveshje me kompaninë Hipgnosis Song Fund, që gjithashtu kohët e fundit bleu muzikën e Bob Dylan dhe Neil Young.

Hipgnosis ka harxhuar miliarda dollarësh gjatë viteve të fundit, duke blerë të drejtat muzikore të artistëve si Nile Rodgers, Bob Dylan, Blondie, Barry Manilow, Chrissie Hynde dhe Fleetwood Mac’s Lindsey Buckingham.

Albumi i saj i parë në gjuhën angleze, Laundry Service, u ble nga më shumë se 13 milion tifozë në 2001.

Ndërsa hitet e saj përfshijnë këngë si Whenever, Wherever, Underneath Your Clothes, Hips Don’t Lie si edhe kënga e Kupës Botërore Fifa 2010, Waka Waka (This Time For Africa), e cila kryesoi listat në 15 vende.

Albumi më i fundit i yllit, El Dorado, u çertifikua si “Diamant” në SHBA. Ajo është gjithashtu një nga tre artistet femra që ka dy video që tejkalojnë dy miliardë shikime në YouTube.

/Panoramaplus.al