Shakira pëson incident duke bërë sërf në Costa Rica
Shakira ka pësuar një incident teksa ndodhet me pushime në Costa Rica. Këngëtarja kolumbiane ishte duke treguar aftësitë e saj në sur, kur papritur u rrëzua nga një vale.
Shakira u ngrit shpejt me ndihmën e instruktorit të saj.
Këngëtarja 46-vjeçare, u fotografua e veshur me një kostum të zi teksa praktikonte ekuilibrin në dërrasën e saj të bardhë të sërfit. Shakira shoqërohej nga instruktori i saj dhe u ndihmua shpejt kur u rrëzua. Ajo është shfaqur e shqetësuar, por nuk ka pësuar asnjë lëndim.