Shakira nuk lejon fëmijët të shkojnë në dasmën e vëllait të Pique, arsyeja është Clara

Tensioni i vazhdueshëm mes Shakira dhe Gerard Pique mbetet i dukshëm pas ndarjes së tyre. Gazetarja Lorena Vazquez, tha për emisionin televiziv “Y ahora Sonsoles” se pavarësisht lutjeve të Pique, Shakira ka refuzuar të lejojë fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha, të marrin pjesë në dasmën e vëllait të tij Marc Pique më 24 qershor.

Kjo është një ditë e rëndësishme për familjen Pique. Shakira ka refuzuar me vendosmëri idenë e zgjatjes së qëndrimit të fëmijëve të saj në Barcelonë përtej afatit të rënë dakord, madje edhe opsioni i kompensimit të saj për këto ditë në të ardhmen nuk e ndikoi atë.

Shakira është e vendosur të parandalojë që Milani dhe Sasha të jenë në të njëjtin vend me partneren e Piques, Clara Chia në dasmën e xhaxhait të tyre.

Kjo ngjarje do të shënojë mbledhjen e parë publike familjare të Claras me futbollistin, gati një vit pasi u njoftua lidhja e tyre.

Sipas marrëveshjes për kujdestarinë, fëmijët supozohet se do të qëndrojnë në Barcelonë deri më 19 qershor. Pique ka kërkuar që Shakira t’i lejojë fëmijët e tyre të qëndrojnë edhe për pesë ditë shtesë, në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë në dasmën e xhaxhait të tyre. Megjithatë, Shakira e ka refuzuar këtë kërkesë.

“Ne u habitëm shumë që ajo nuk i la fëmijët e saj të shkonin në dasmën e xhaxhait të saj”, tha Vazquez.

“Gjëja logjike do të ishte që ata të shkonin, por Shakira nuk e ka lejuar”.