Shakira në ‘luftë’ me Pique, mbledh provat për tradhëti
Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje rreth betejës ligjore të Shakira-s me ish partnerin e saj, Gerard Pique.
Në “El Programa de Verano” u raportua se synimi i të dyja palëve ka qenë gjithmonë arritja e një marrëveshjeje miqësore, megjithatë, duket se gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Sipas informacioneve të Adriana Dorronsoro, dy palët janë takuar tashmë dy herë në muajin gusht dhe kanë caktuar një takim të tretë, për të cilin këngëtarja ka kërcënuar se do të jetë i fundit që do të zhvillohet përpara se cështja të shkojë në gjyq.
Dorronsoro tha gjithashtu në të njëjtin program se, Shakira e di se është e vështirë për Piqué të pranojë që, të paktën këtë vit, fëmijët e tyre Milan dhe Sasha, të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, futbollisti spanjoll thuhet se e shqetëson më shumë fakti që ish bashkëshortja po mbledh të gjitha provat për tradhtitë e tij gjatë 12 viteve.Për këtë arsye, Gerard ka punësuar disa gazetarë që të zbulojnë më shumë detaje./Lapsi.al