Shakira “harron” Piquen me aktorin e njohur/ Këngëtarja fluturoi drejt Kalifornisë për të prezantuar fëmijët me të dashurin e ri?
Drama mes Shakirës dhe ish të dashurit të saj Gerard Pique ka marrë një kthesë të re, ku këngëtarja kolumbiane është parë në Kaliforni me fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha.
Javët e fundit janë shtuar spekulimet se këngëtarja po e “harron” tradhtinë e Piques me yllin e Captain America, Chris Evans. Ky i fundit ka shkuar aq larg sa ka deklaruar se Shakira ishte “spektakolare” dhe se duhej të kërkonte një “partner të qëndrueshëm sentimental”.
Gjëja më interesante në këtë mes është se dyshja nisën ta ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale vetëm kur u bë e njohur ndarja së Shakirës nga Pique, duke i shtuar më shumë benzinë zjarrit të thashethemeve.
Pique, nga ana tjetër, ndodhet gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, megjithëse mbrojtësi është në bregun e kundërt, pasi përgatitjet parasezonale të Barcelonës janë duke u zhvilluar në Miami.
Fakti që Shakira, e cila gjithashtu zotëron shtëpi në Miami dhe Bahamas, ka udhëtuar me fëmijët e saj në Kaliforni, do të thotë se udhëtimi është më shumë për kënaqësi sesa biznes.
Këngëtarja zakonisht udhëton vetëm në Los Angeles, kur bëhet fjalë për punë.
Dihet tashmë se Shakira shpreson të shkojë në Miami me fëmijët e saj, por Pique nuk dëshiron që ata të largohen nga Katalonja.