Shakira, e shkatërruar nga tradhëtia e Gerard Pique

Shakira thuhet se është “shkatërruar” pasi fansat e saj vunë re të dashurën e re të Gerard Pique, Clara Chia Marti, në një intervistë online që ai bëri nga shtëpia në vitin 2021.

Ajo u zhvillua në shtëpinë që ai ndante me Shakirën. Ata supozohej se ishin “të lumtur bashkë” në atë kohë. Një burim tregoi se këngëtarja e “Hips Don’t Lie” është “shkatërruar kur mësoi se kjo grua ishte në shtëpinë që ndanin me fëmijët e tyre”.

Shakira ishte larg duke udhëtuar me fëmijët e tyre kur ai zhvilloi intervistën, por “ata ishin ende bashkë në atë kohë. Është shkatërruese për të të mësojë se kjo aferë kishte vazhduar shumë më gjatë sesa e imagjinonte ajo”, shtoi burimi.

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Shakira e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një intervistë për Elle të tetorit 2022. “Është e vështirë të flasësh për këtë. Jam në sy të publikut. Ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt,” tha ajo. Në ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht; “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve.”/Lapsi.al