Shakaja e Koços me vdekjen, kur mësoi se vuante nga leuçemia
U desh që Koço Devole të ndahej nga jeta që shumë nga miqtë e tij bashkë me trishtimin për humbjen e humoristit të na zbulonin edhe copëza të tjera nga ato që ne nuk i kemi dikur kurrë. Një prej miqve të tij të ngushtë, koleg prej vitesh në Fiks Fare, Mitro Çela, ka shkruar sot disa episode të shkurtra nga miqësia e tyre, si për të na bërë herë për të qeshur e për të qarë. Ne shkëputëm një prej tyre, moment shumë i vështirë në jetën e Koços, kur mësoi se vuante nga leuçemia, por që humori i tij nuk u vu për fund as në një çast dramatik si ky:
“Kohë më parë Koçoja u shtrua në spital. Nga spitali, drekë tek “Tajvani”.
-Filip! Doktorët me fjalë zemre më thanë: Ke leuçemi. Të kanë mbetur tre ose katër vite jetë!
-Koço! Mjekë janë këta?! Nuk e ndajnë dot? Fikse si ta bëjë planin e shpenzimeve?!
-Do ta rregullojmë. Do shkoj në Amerikë…
Iku. Erdhi. Buzëgaz na tha:
-Mjekët amerikanë më dhanë ymër: tre vjet!
-Kjo po! Tani, dëgjo Koço, tha Filipi: Shpenzimet e varrimit, drekën, transportin, më the të thashë, i ka Fiksi!
-Po të 40-tat?! Mua m’i latë?!