Shaka apo e vërtetë? Xhemi Shehu mysafire në dy dasma brenda “Portokalli-së”

Xhemi-Shehu-2

Ky vit qenka viti i dasmave VIP, apo moderatorja e spektaklit ë humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu po bën shaka duke pasur parasysh stilin e saj të batutave? Pas fotos me aktorin Bes Kallaku, i cili po përgatitet të vishet dhëndërr në ceremonië e martesës me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Xhemi postoi një tjetër me aktorin Irgen Çela dhe shkroi: “Me një tjetër dhëndërr të ardhshëm”, megjithëse kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai do të martohet së shpejti, apo më mirë të themi këtë verë. Nëse thuhet “dhëndërr i ardhshëm”, nënkuptohet që është në listën e beqarëve të spektaklit të humorit në “Top Channel” që përgatitet t’i japë fund beqarisë.