“S’ha darkë asnjëherë pas lindjes”, Floriana Garo rrëfen torturën për t’u dobësuar
Aplikacioni më i ri në Instagram, përmes së cilit mund të bësh pyetje, ka bërë që shumë nga personazhet e njohur t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme. Një prej tyre është edhe moderatorja Floriana Garo, e cila është bërë pak kohë më parë nënë e një vajze. Njëra nga pyetjet drejtuar Florianës kishte të bënte me format e saj trupore pas lindjes, sesi ajo kishte mundur t’i rikthente. Përgjigjia e moderatores ka qenë se gjatë muajve të parë nuk ka konsumuar fare darkë, për të arritur format që ka pasur që nga disa ndjekës konsiderohet torturë. Gjithashtu ajo është shprehur se pushimet do t’i kalojë në jug të Shqipërisë, sipas Express.