Sfilata e Marc Jacobs: Bella dhe Gigi Hadid i shokojnë të gjithë

Kur bëhet fjalë për sfilatat e modës, Marc Jacobs mban stafetën e inovacionit dhe guximit. Këtë herë, ato që i çuditën të gjithë ishin motrat supermodele, Bella dhe Gigi Hadid, të cilat u paraqitën më ndryshe se kurrë.

Sfilata për sezonet vjeshtë dhe dimër 2022, e mbajtur në librarinë publike të New York-ut, mori vëmendjen e të gjithëve, pas daljes trasgresive së Bella dhe Gigi Hadid. Ato u shfaqen me kokë të rruar në anësore dhe vetulla të zbardhura.

Për sa i përket “esencës” së kësaj sfilate, Marc citoi filozofin gjerman, Friedrich Nietzsche, duke theksuar se kreativiteti është një domosdoshmëri që na mban gjallë. “Që të mos vdesim nga e vërteta, ne kemi artin”, tha dizajneri i famshëm.