Sfilata e Joni Peçit, VIP-at që u shoqëruan nga fëmijët e tyre

Stilisti i njohur shqiptar, Joni Peçi ka më shumë se dy dekada që me punën e tij identifikuese ka arritur të kthehet në një emrat më të dashur të industrisë së modës në Shqipëri.

Ai ka bashkëpunuar ndër vite me emrat më të njohur të skenës shqiptare dhe kjo sfilatë ka ardhur si një celebrim i këtij fakti, duke sjellë në programin ‘E diela Shqiptare’ artistë të fushave të ndryshme të shoqëruar nga fëmijët e tyre apo njerëzit e zemrës.

Pjesë e kësaj sfilate kanë qenë emrat më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar si Samanta Karavella, Enca, Anxhela Peristeri, Ilda Bejleri, Soni Malaj, Rozana Radi, Marsela Çibukaj me Vitmar Basha, Xhensila Myrtesaj me Bes Kallakun dhe emra si Manjola Nallbani, Bora Zemani, Aurela Gaçe, Blerina Bombaj, Marcela Lati, Eli Fara, të cilët ndryshe nga të tjerët janë shoqëruar nga më të shtrenjtit e tyre, fëmijët e vegjël.

Në rrjet janë publikuar fotot dhe momentet më të bukura të sfilatës, ku nuk kanë munguar komentet pozitive dhe komplimentet e shumta nga të gjithë teleshikuesit dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Teksa personazhet e njohur kanë sfiluar me fëmijët e tyre apo me njeriun e zemrës  duke krijuar një kujtim të veçantë, ‘Geraldina Sposa’ është kujdesur të vendosë një buzëqeshje në fytyrat e tyre duke krijuar një skenografi e cila i ka surprizuar të gjithë dhe i ka bërë të ndihen si në një pasarelë të vërtetë ndërkombëtare.

revistawho.com