Sezoni i ri televiziv, prezantueset e njohura mbeten pa emision
Ndërkohë që ka nisur sezoni i ri televiziv dhe shumë prej prezantueseve kanë dalë me spotet e programeve të reja, disa emra të njohur kanë mbetur ende pezull, pa programe.
Moderatorja Bora Zemani, e cila së fundi është përfolur për ndarjen nga Dj Vin Veli, nuk do të jetë më pjesë e “Digitalb”, duke qenë se programin e saj “Bar Skedina” po e prezanton Gea Braha. Por gazetarja e emisioneve sportive ende nuk ka folur për ndonjë projekt të ri, duke e lënë enigmë ekranin apo formatin ku do e shohim. Po ashtu Marina Vjollca, e cila sezonin e kaluar moderoi spektaklin “C’est la vie”, këtë vit është ende në bisedime me drejtuesit e “Tv klan” se çfarë formati do të drejtojë.
Gjithashtu, dy mikeshat Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu, ende nuk kanë vendosur pikat mbi i se çfarë do të bëjnë në “Top Channel”, pasi i larguan nga “Tv Klan”. Nevina gjatë verës prezantoi “Maratona e Këngës Popullore”, por nuk do të drejtojë më programin “Jo vetëm modë”, që iu besua Orinda Hutës.
Ndërsa Arjola Shehu, e cila moderoi për një vit programin “Kush vjen për drekë”, u zëvendësua nga ish-lojtarja e “Big Brother”, Alba Çobaj, me programin “Ditë për ditë” dhe master shefat, Alfio dhe Indriti. Ndërkohë, jashtë këtij sezoni duket se ka ngelur edhe Anjeza Maja, e cila sezonin e kaluar moderoi emisionin e paradites me Florian Agalliun në “Top Channel”. Vendin e saj e zuri Stela Kotri, ndërkohë qe flitet se Maja po punon për një projekt personal./Panorama Plus