
Sezoni i ri televiziv/ Orinda Huta i merr emisionin Nevina Shtyllës
Pas largimit të moderatores Nevina Shtylla nga ekrani i “Klan”, nuk dihej se cila moderatore do të zinte vendin e saj në prezantimin e emisionin “Jo vetëm modë”. Burimet bëjnë të ditur se do të jetë pikërisht Orinda Huta.Moderatorja është parë shpesh këto ditë në Klan ku përveçse do të jetë anëtare e jurisë së të rinjve në “Kënga Magjike” i është besuar edhe ky format televiziv, shkruan Alpe News. Ndërkohë mësohet se Nevina Shtylla do të jetë në “Top Channel”. Kujtojmë se vite më parë Orinda ka qenë autore e emisionit “Next”, ku Nevina ka qenë prezantuese për disa sezone.
