Sezoni i ri televiziv/ Nevina Shtylla në krah të Edi Manushit

Teksa nisi sezoni i ri televiziv, u përfol shumë se moderatorja Nevina Shtylla kishte vendosur që të kalonte në një tjetër televizion. Tashmë mesa duket gjërat janë bërë zyrtare. Moderatoren e emisionit “Jo vetëm modë” në “Tv Klan” tani e tutje do ta shihni në “Top Channel”. Kjo gjë është zbuluar nga një foto e publikuar në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet pikërisht Nevina, shkruan Panorama Plus. Ajo ka pozuar krah Edi Manushit dhe Fjoralba Ponarit, në një foto që është postuar nga kjo e fundit në “Instastory”. Edi Manushi do të moderojë emisionin e të dielës, me partneret e tij njëra bionde dhe tjetra brune.