Sezoni i dasmave/ “Kuzgun” martohet me partneren e tij pas 6 vitesh lidhje

Pas dasmës së “Gymyshit” e cila u martua dje me partnerin e saj biznesmen, rradhën e ka aktori Baris Arduç.

Aktori shumë i njohur nga rolet e tij në serialet “Dashuri me qira” apo “Kuzgun” ka vendosur të martohet këtë javë me partneren e tij, Gupse Ozay.

Dy aktorët janë bashkë prej 6 vitesh dhe kanë vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë tani.

Mediat turke bëjnë të ditur se Gupse dhe Baris do të martohen në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet.

Çifti ka vendosur të ftojë vetëm 5 persona në martesën e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit që nuk lejon grumbullimet.

Ata planifikojnë që vitin tjetër të bëjnë një dasmë me shumë të ftuar.