Sexy me printe leopardi/ Kylie Jenner surprizon fansat, bëhet pjesë e klipit erotik të Cardi B

Kylie shfaqet e veshur me një body me print leopardi dhe një palë çizme të gjata në të njëjtin dizajn, ndërsa del për vetëm pak momente në minutën 1:39.

Kylie Jenner ka lënë fansat e surprizuar pasi bëri paraqitjen e saj në videoklipin muzikor të Cardi B. Kënga titullohet “Wap” dhe përmban skena mjaft erotike.
Kylie bën debutimin e saj në klip duke ecur në një korridor hoteli.

Bukuroshja shfaqet e veshur me një body me print leopardi dhe një palë çizme të gjata në të njëjtin dizajn, ndërsa duket për vetëm pak momente në minutën 1:39.

Edhe pse pak sekonda, kaq ka mjaftuar që video të bëhet virale. E gjithë skena është e filmuar në slow motion dhe kjo e bën akoma më tërheqëse paraqitjen e Kylie Jenner.

(A.B)/Dosja.al