“Sex and the city” rikthehet me më shumë “qytet” dhe më pas “sex”: Samantha mungon
“Nuk mund të mos rrija pa pyetur veten: Ku do të ishin ato tani…”, me zërin e personazhit të saj Carrie, Sarah Jessica Parker ka njoftuar rikthimin e “Sex and the city”, siç e adhurojne të gjithë, serial dhe jo film.
Protagonistet e serialit të HBO do të jenë të njëjtat dhe në rolet e hershme të tyre duke nisur nga Sarah Jessica Parker, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, por nuk do të jetë Samantha e Kim Cattrall.
Kjo ‘ringjallje’ e suksesit botëror do të mbajë emrin: ‘Njësoj si dikur’. Ajo do të ketë 10 seri dhe ‘story continues’, momente televizive këto që me siguri do e mbajnë mbërthyer audiencën pas ekranit.
Në fillim lajmi u bë i ditur nga ‘Variety’ e më pas nga vet Parker e cila publikoi një video promovuese duke konfirmuar për të gjithë rikthimin e kastit më të dashur të aktorëve.
Ndërsa Kim Canttrall ka bërë të ditur që nuk do i kthehet këtij seriali edhe më herët dhe duket se e ka mbajtur fjalën, pa treguar arsyen e këtij vendimi.
Për të gjithë të paduruarit si ne, xhirimet do të nisin në pranverën e ardhshme në New York, pasi situata nga ‘Covid-19’ të qetësohet. Mbani frymën njerëz, një nga serialet tuaj të preferuar do të kthehet shumë shpejt.
revistawho.com