Seven Saraci në konflikt me Noizy-n, ja postimi që u fshi menjëherë

Ditën e sotme në rrjetet sociale ka nisur një debat mes dy reperëve, Noizy dhe Seven Saraci. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ akuzon Noizy-n se i ka kërkuar të fshijë një këngë të publikuar në vitin 2015. Bëhet fjalë për projektin “Si me kon zezake”, e cila në atë kohë u kthye në hitin e preferuar të shumë njerwzve. Seven ka shkruar se Noizy e ka bllokuar në rrjetet sociale dhe është inatosur me të.
“Noizy kërkon që të heq këngë “Si me kon zezake”, e para 4-viteve. Nuk mund ta bëj dot ‘tag’ sepse ai më ka bërë ‘block’. Në këngën “Si me kon zezake” e dimë mirë se vetë ke dashur të jesh pjesë kur e punuam në studion e Boom-in. E ke ditur që është hit prandaj ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i inatosur? Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki”, shkruan këngëtari, shkruan Who.
Vetëm pak minuta pas publikimit ky postim është fshirë dhe Noizy nuk ka bërë ende një reagim.