S’është vetëm Stresi që këndon “Lambo”, njihuni me Toquel që po e sfidon me miliona klikime

Një artist i ri në tregun muzikor shqiptar, por jo i ri në përvojë dhe sukses po u merr mendjen shqiptarëve këtë verë. Emisioni “Fun Day” me moderatore Fatma Methasanin kishte një të ftuar special që quhet Toquel, i cili po përgatitet të hyjë fuqishëm në këtë treg. Toquel është 22 vjeçari që la suksesin në Greqi për Shqipërinë, duke qenë se së fundmi ka publikuar këngën e parë në gjuhën shqipe, e cila titullohet “Lambo”. Toquel është bërë pjesë e “Mojo Productions”. Reperi Toquel mbase nuk është shumë i njohur në Shqipëri, pasi është duke krijuar materialet e tij të para në shqip, por ai është shumë i famshëm në shtetin e Greqisë, ku këngët e tij në kanalin “YouTube” kanë miliona klikime. Kënga e tij “Lambo”, për rastësi ka të njëjtin titull me një këngën e reperit Stresi.