S’është kukull seksi, por filozofe/ Ja si e ka hipnotizuar Brad Pitt-in e dashura e re

Ajo quhet Neri Oxman dhe flitet se është e dashura e re e aktorit të njohur Brad Pitt, që tashmë e ka kaluar tronditjen e divorcit nga Angelina Jolie. 42-vjeçarja është një femër jo vetëm e bukur, por dhe e zgjuar dhe më shumë klas. Oxman është profesoreshë dhe arkitekte dhe mban titullin Doktor. Elegante, me kaçurrelat që e identifikojnë, sytë e shkruar dhe dhëmbët e bardhë, ajo komentohet si një grua plot sharm dhe prezencë. Por çfarë e ka tërhequr kaq shumë Brad, tek kjo femër larg botës së kinemasë? “Ai është i hipnotizuar nga intelekti i saj, filozofia e ftohtë në perceptimin e jetës dhe dashuria e përbashkët për artet dhe dizajnin”, thotë një burim pranë tyre. Nuk dihet nëse martesa është ndër planet e çiftit, por një gjë është e sigurt që ata ndjehen gjithmonë e më të lumtur prej një viti, që nga dita kur u panë në Afrikën e Jugut. Deri pak kohë më parë, 42-vjeçarja me origjinë nga Izraeli ishte e martuar me një miliarder shumë më të vjetër se ajo. Por tashmë duket se ajo ka nisur një romancë me aktorin e njohur Pitt, dhe mund të kthehen në një nga çiftet më të veçantë të botës së showbiz-it botëror. /Story.al/