“S’është çudi të bëhem gej”, moderatori shqiptar çudit me deklaratën në ekran

1521982695311-1

Ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi ka marrë përsipër prezantimin e spektaklit e “Dancing with the stars” me partner ish-moderatorin e njohur të InTv, Rudi Hizmon. Në spektaklin premierë të së premtes moderatori bëri një deklaratë në ekranin e “Vizion Plus”, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke i lënë pa fjalë. Almeda i kërkoi Rudit të prezantonte tre çiftet e fundit në garën e kërcimit VIP, direkt pasi Rudi mori një buqetë me lule nga konkurrentët. E duke përshkruar atmosferën mes kërcimtarëve në garë ai ndër të tjera u shpreh: “Me kaq balerina të bukura s’është çudi që të bëhem gej.Por në fakt duke qenë se në familje askush nuk ka prirje të tilla, mundësitë janë të pakta,”saroi ai me humor sigurisht. Rudi Hizmo njihet për batutat e tij, ku nuk mungon as autoironia./Story.al/