Sërish e njëjta ‘histori’/ Maturantët ende në provim, del teza e lëndëve me zgjedhje

Këtë të premte 33 mijë maturantë po i nënshtruan provimit të katërt të maturës shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Mirëpo siç është bërë ‘traditë’ ende pa filluar mirë provimi në internet kanë filluar të qarkullojnë foto të tezës. Në rrjet janë postuar foto të testit së Fizikës dhe të Biologjisë.

Më herët maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj në 9 qershor, më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor provimit të Matematikës.

Disa nga fotot e publikuara: