Sërish beqare, Diellza Kolgeci ndahet nga i dashuri arkitekt

Diellza Kolgeci është një nga vajzat më të bukura shqiptare, aktore dhe po ashtu një personazh televiziv, e cila i shtohet listës së beqareve.
“Prive” ka zbuluar se aktorja shtalartë i ka dhënë fund lidhjes së bukur disavjecare.Flitej se Diellza prej vitesh ishte e lidhur me një djalë më të ri në moshë, profesioni i të cilit ishte arkitekt. Por lidhja ka marrë fund dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë Diellza. Sipas “Prive” ajo është shprehur se dashuria ka marrë fund por ata vazhdojnë të ruajnë miqësinë mes tyre. /story.al/