“Seriozisht e ke?”, Viola Spiro kapet keq me Edi Manushin në studio

Të hënën në mbrëmje në emisionin “Proçesi sportiv” ishte e ftuar prezantuesja e emisioneve të sportit, Viola Spiro. Gjatë emisionit, gazetarja dhe moderatori Edi Manushi patën një debat mes tyre, pasi sipas Violës, Manushi e objektivizoi shumë figurën e femrës, shkruan Icon Style.Për lançimin e publicitetit, ai ftoi njërën prej vajzave në studio dhe pasi vajza përfundoi, Manushi i tha asaj: “Po që e bëre mirë ti!”Mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Violës, e cila i është kthyer Manushit duke i thënë se vajzat në futboll nuk janë vetëm për shoë. “E objektizove shumë femrën Manush!” i tha Viola.“Po seriozisht e ke?”- ja ktheu Manushi. “Po seriozisht”, përfundoi ish-velina e “Fiks Fare”.