Seriozisht?! Ç’ndodh në trupin e një personi të fiksuar pas gramatikës, kur dikush shkruan me gabime
Njësoj si shumë problematika të tjera që mund të sjellin shqetësime mendore apo fizike, një studim i fundit thotë se problemet gramatikore shkaktojnë shqetësime fizike te personat e fiksuar pas gramatikës.
Gjatë hulumtimit të kryer nga University of Birmingham, sa më shumë gabime gramatikore dëgjonte një person, aq më shumë i rriteshin të rrahjet më të shpeshta të zemrës, që për studiuesit ishte një tregues i stresit.Në gjendje të qetë dhe relaksi, rrahjet e zemrës janë të rregullta, ndërsa gjatë momenteve të stresit ato shtohen, theksojnë studiuesit.
Dëgjimi ose leximi i këtyre gabimeve shkakton “ngacmime” në sistemin nervor.
Pra, mos u mërzisni me atë mikun/eshën që ju korrigjon kur shkruani apo flisni; e shihni ç’ndodh në trupin e tyre?
Burimi: New York Post
Anabelmagazine