Sergio tërheq si magnet drejt Tiranës vajzat BIG të muzikës bullgare, zbardhet misteri i shoqërimit me ikonën e re të muzikës, Andrea
Studion shkenca politike, por në muzikë ja ka dalë të jetë jo vetëm këngëtari më i pëlqyer në Bullgari, por po tërheq si magnet vajzat e muzikës bullgare drejt Tiranës. Kështu pas bashkëpunimit të nxehtë me Galenën për klipin “Pantera”, Serxhio Lushku i njohur në muzikë si Sergio, ka realizuar duetin më cool të kësaj vere me një tjetër artiste bullgare, Teodora Rumenova Andreeva (Andrea). Përveç udhëtimit të shkurtër të biondes së njohur në Tiranë dhe planin e tyre, revista “Story” publikon edhe detajet e këngës që i dedikohet dashurisë.
Kënga e dashurisë që bëri bashkë Sergion & Andrean
Andrea është emri i artit i Teodora Rumenova Andreeva, e lindur në Sofie (Bullgari). Andrea ka bashkëpunuar në projektet e saj muzikorë me producentë dhe këngëtarë të njohur në arenën ndërkombëtare si; Costi Ionita, Shaggy, Bob Sinclar, Mario Winans etj. Ajo konsiderohet si ikonë e muzikës së re bullgare me popullaritet absolut në Bullgari. Ajo këndon në anglisht, spanjisht dhe bullgarisht. Bashkëpunimi Sergio & Andrea është konsideruar i pari një artisti shqiptar me një artist të huaj në vitet e fundit. Po si arriti të realizohet një bashkëpunim si ky? Burime të afërta pranë artistit shqiptar tregojë për “Story” se: “Bashkëpunimi i Andreas me Sergion erdhi pas negociatave të dyanshme midis stafit menaxherial të Sergios dhe stafit të Andreas. Artisjta bashkë me stafin e saj të menaxhimit erdhi në Tiranë nga Bullgaria në treditëshin e fundit të majit 2017, dhe regjistroi vokalin në studion e kompozitorit Alfred Sula, në Tiranë. Kënga në gjuhën angleze me titull “Heart beating hard” do të shoqërohet me videoklip, ndërsa ka shumë ritëm dhe flet për dashurinë. Produksioni është i rrymës “Dance commercial”, me autor të kompozimit muzikor Alfred Sulën, i cili është njëkohësisht edhe producenti muzikor i Sergios. Autori i tekstit në gjuhën angleze janë Sergio & Olidena, ndërsa produksioni muzikor është nga “AS RECORDING Studio”. Tashmë kënga ka përfunduar dhe mbetet vetëm të realizohet videoklipi, skenat e të cilit do të xhirohen në Bullgari, po ashtu edhe post-produksioni. Është planifikuar që gjithcka të kryhet në periudhën kohore midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut 2017. Më pas kënga do të transmetohet në radiot kryesore të Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë dhe Rumanisë. Po negociohet që kënga përveç platformave online të transmetohet dhe në radiot kryesore të Turqisë, ndërsa videoklipi do të transmetohet në televizionet kombëtare dhe ato muzikore të Shqipërisë, Kosovës, Bullgarisë, Rumanisë e Turqisë.