Sergio bëhet “star” në Bullgari, realizon klip të nxehtë me Andrean


Ka studiuar për Shkenca politike, është nga Durrësi dhe ka arritur të fitojë në kohë të shkurtër zemrat e bullgarëve në muzikë. Pas bashkëpunimit të nxehtë me Galenën për klipin “Pantera”, Serxhio Lushku i njohur në muzikë si Sergio, sapo ka publikuar videoklipin e ri të nxehtë të këngës “Heart Beating Hard”, me këngëtaren e njohur bullgare, Andrean. Këngëtari shqiptar i muzikës R&B ka rrëmbyer zemrat e bullgarëve duke u shndërruar në një “star” në vendin e tyre. Brenda gjashtë viteve ai ka arritur të bëjë famë në Bullgari pas 50 milionë klikimeve me “Without you”, dhe këngën e dashurisë “Dije zemër” që ishte dhurata e tij për 14 shkurt vitin e kaluar. /Story.al/